MENU
klinika

NBA, play-off

Miami një fitore larg finales, Rockets thyejnë Lakers

05.09.2020 - 13:12

NBA vijon më surprizat e radhës në gjysmëfinale të play-off. Kur pritej kthesa e Milwaukee Bucks, është sërish Miami Heat që fiton, kësaj radhe 115-100, duke e cuar serinë e fitoreve në 3-0 dhe tashmë është një hap larg finales.

Vendimtare perioda e fundit, teksa Miami e fitoi 40-13. Një përmbysje spektakolare që askush nuk e kishte menduar. Butler ishte më i miri në parket me 30 pikë, shumë të nevojshme për fitoren e Miami, që është shumë pranë finales në Konferencën e Lindjes.

Për Bucks, Giannis Antetekounmpo u ndal në kuotën e 21 pikëve dhe 16 rebound dhe 9 asisteve. Shifra të mira, por që nuk mjaftuan dhe tashmë lideri i skuadrës është shumë larg zgjedhjes MVP i sezonit.

Në Perëndim, Houston Rockets fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Los Angeles Lakers me rezultatin bindës 112-97.  Edhe në këtë sfidë vendimtare ishte perioda e fundit, teksa Rockets mbrojti avantazhin dhe e thelloi.

James Harden ishte më i miri më 36 pikët e shënuara. LeBron James për Lakers u ndal në kuotën e 20 pikëve. Megjithatë, kjo ishte vetëm ndeshja e parë (nga 7 në total). Edhe në cerekfinale Lakers e nisën me humbje, por më pas përmbysën 4-1.

KONFERENCA E LINDJES, – GJYSMËFINALE PLAY OFF

Milwaukee Bucks – Miami Heat 100-115 (0-3)

Boston Celtics – Toronto Raptors (2-1)

KONFERENCA E PERËNDIMIT – GJYSMËFINALE PLAY OFF

Los Angeles Clippers – Denver Nuggets (1-0)

Los Angeles Lakers – Houston Rockets 97-112 (0-1)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN