MENU
klinika

‘’Blegtoria dhe bujqësia e braktisur’’

Ministri Çuçi i përgjigjet Presidentit: Ka zgjedhur të bëjë fushatë me postin

26.09.2020 - 19:38

Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili ngriti shqetësimin mbi braktisjen e bujqësisë dhe blegtorisë duke shpopulluar zonat rurale.Në një postim në Facebook, Çuçi thotë se Meta po bën fushatë me postin e tij, teksa i kujton se kur ishte zv/kryeministër në qeverinë Berisha vetëm 202 milionë lekë shkonin për blegtorinë.

Teksa përmend vitin 2017, kur ministrinë e kishte LSI, Çuçi thotë numri i përfituesve zbriti nga 2178 fermerë në 2021 në 844 pas 5 vitesh.

REAGIMI NGA BLEDI ÇUÇI

Kreu i shtetit që ka zgjedhur të bëjë fushatë me postin e Presidentit në shkelje të hapur të Kushtetutës edhe sot kur foli për blegtorinë thotë të pavërteta.❌ Kur ai ishte zëvendës i qeverisë së Saliut në vitin 2012, nga buxheti i shtetit mbështetja për blegtorinë ishte vetëm 202 milionë lekë dhe numri i përfituesve 2178 fermerë.? Kur partia e tij la drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë në vitin 2017 numri i përfituesve zbriti frikshëm në vetëm 844 fermerë. ? Numri më i madh i përfituesve ka qenë në tri vitet e fundit, duke arritur në 3754 fermerë në vitin 2020 me një buxhet plot 727 milionë lekë.✅ Në këtë vit masa e përfitimit është më e madhja për krerë, krahasuar me vitet e mëparshme.? Po kështu, edhe numri i përfituesve dhe fondi i përdorur është më i madhi në gjithë periudhën (2012-2020).✍ Nga Skemat Kombëtare për periudhën 2017-2020 kanë përfituar drejtpërdrejt 13800 fermerë dhe agrobiznese nga masat mbështetëse direkte dhe projekte investimesh me një fond të përdorur prej rreth 3.5 miliardë lekësh. ➡️ Kurrë më parë s’ka pasur një mbështetje të tillë për bujqësinë në tërësi dhe sektorin e blegtorisë. ???? Kemi nisur ndërkohë reformimin e Shërbimit Veterinar, i cili mori një goditje fatale në vitet kur partia e Presidentit drejtonte Ministrinë e Bujqësisë.? Fermerët do të përfitojnë vaksinim dhe matrikullim falas për kafshët blegtorale dhe do të mbulohet me shërbim i gjithë territori i vendit. ?Faktet që kreu i shtetit refuzon t’i shikojë, dëshmojnë se në “rënie të lirë” nuk është bujqësia, por vetë Presidenti që ka braktisur rolin kushtetues për të bërë udhëheqësin e dëshpëruar të opozitës pa shpresë.