MENU
klinika

"Në fund të dimrit do jemi të sigurt"

Ministri italian i Shëndetësisë: Duhet të durojmë edhe gjashtë muaj

13.09.2020 - 12:58

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza tha sot se në fund të dimrit do të kemi shpëtuar nga koronavirusi.

“Ne duhet të durojmë edhe gjashtë muaj të tjerë. Në fund të dimrit do të jemi të sigurt” – u shpreh Speranza gjatë një interviste me gazetën italiane ‘La Repubblica’.

Ai gjithashtu shpreh entuziast për vaksinës teksa tha se ‘AstraZeneca’ ka rifilluar provat e fundit klinike të vaksinës së Oksfordit pasi rasti që pati efekte anësore u vërtetua se nuk kishte të bënte me antidodin kundër koronavirusit.

“Si Bashkim Europian ne jemi duke blerë një paketë vaksine 6 + 1, AstraZeneca është një nga gjashtë vaksinat dhe është në fazë më të përparuar se të tjerët” – tha Speranza.

Sipas Ministrit Britanik të Shëndetësisë, Matt Hancock, pezullimi i provave klinike të vaksinës së Oksfrodit dhe AstraZeneca u bë për shkak të një reagimi të padëshiruar te një nga vullnetarët të cilëve iu është dhënë antidoti, i cili kishte arritur fazën e fundit të eksperimentit.

Hancock nuk përmendi llojin e problemit të shkaktuar, por sipas një burimi anonim për New York Times, pjesëmarrësi në provë u diagnostikua me një lloj inflamacioni të shtyllës kurrizore dhe që shpesh shkaktohet nga infeksione virale.

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë

Si ndryshon qarkullimi i automjeteve

‘Dita pa makina’ në Tiranë!