MENU
klinika

Policia nuk iu jep leje

Mjekët paralajmërojnë protestë nesër në oborrin e QSUT

23.09.2020 - 15:22

Mjekët kanë paralajmëruar se nesër do të zhvillojnë një protestë në ambientet e QSUT.

Siç lajmërohet nesër protesta do të zhvillohet në orën 10:00 për kushtet e sigurisë dhe të shëndetit në punë.

Lidhur me këtë protestë ata kanë kërkuar leje në polici por u është refuzuar.

Policia ka refuzuar të lejojë protestën e tyre me argumentin se nuk lejohen grumbullimet në kohë pandemie.