Franco Morbidelli me Yamaha Petronas është fituesi i garës së Misanos në Rimini të Italisë. Fitorja e parë për italianin në karrierë, që garon prej dy vitesh në Moto GP.
I dyti sërish një pilot italian, Francesco Bagnaia, që edhe ai ngjitet për herë të parë në podium. Një sukses në garën e shtëpisë nëse mund ta quajmë kështu. Nuk mundi Valentino Rossi të plotësonte podiumin Italian, pasi Joan Mir e parakaloi në metrat e fundit.
Vend i katërt për Rossin, që nuk mundi të plotësonte 200 podiumet në karrierë. Fabio Quartaro rrëzohet dy herë dhe nuk mundi të marrë asnjë pikë, duke humbur në renditjen e përgjithshme vendin e pare, qe merret nga Dovizioso.
Një garë e bukur, pati parakalime, Rossi e nisi nga vendi i katërt dhe deri në mesin e garës ishte gati të merrte vendin e parë, por më pas gomat e tij u konsumuan dhe humbi dy pozicionet që fitoi në start.