MENU
klinika

Mesazhi i fortë i ambasadores Kim

“Mos iu dorëzoni atyre që dëshirojnë që drejtësia të mos vijë kurrë”

23.09.2020 - 14:45

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, shprehet se krijimi dhe vënia në funksionim e Gjykatës Kushtetuese është shumë e rëndësishme për të vazhduar zbatimin e reformës në drejtësi.

Sipas saj është e nevojshme heqja e pengesave dhe apelon për gjyqtarët që mos të dorëzohen për ata që duan që drejtësia të mos vijë kurrë.

”Shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë për të vazhduar zbatimin e Reformës në Drejtësi, hap pas hapi. është e nevojshme për të hequr pengesat, dhe për të kërkuar zgjidhje praktike. Mos u dorëzoni kurrë përr ata që dëshirojnë që Drejtësia të mos vijë kurrë”, shkruan Kim në Twitter.