MENU
klinika

"ODIHR do kohën e vetë dhe nuk ndërhyn në ‘sherr’"

Nazarko: Opozita bëri hapin e duhur me draftin për Kodin Zgjedhor

28.09.2020 - 17:18

Analisti Mentor Nazarko i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 e ka cilësuar hapin e opozitës për të depozituar në Këshillin Politik draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor si të duhur, por të vonuar.

Ai thotë se ODIHR do kohën e vet për të gjykuar draftet e mazhorancës dhe opozitës, por nuk ndërhyen në sherrin mes të dyjave.

Nazarko thekson se të dyja draftet, si ai i mazhorancës dhe i opozitës janë legjitime, dhe beson se do të jenë ndërkombëtarët që do investohen për të arritur një marrëveshje mes të dyjave dhe një zgjidhje.

Nga mazhoranca analisti kërkon që ta dëgjojë këtë draft sapo ardhur në Këshillin Politik, kurse për Opozitën thotë se duhet ë jetë më e sigurt në fitore se sa të varet nga këto ndryshime.

 

PYETJA: Mbërritën propozimet nga ana e Opozitës. Me draftin e amendamenteve të PS, i bënin thirrje dhe Opozitës. Çfarë hapi ishte ky, që u përshëndet dhe nga ambasadorja?

NAZARKO: Hap në drejtimin e duhur. Duhej hedhur dhe më parë. Ishte i drejtë qëndrimi i Opozitës, që nëse ndryshimet kushtetuese e kishin origjinën nga shumica, edhe ndryshimet në Kod nga shumica. Por po flasim për kohën. A ka opozita një skenë që nëpërmjet ftesës së ODIHR për të çuar draftin e shumicës, të humbet kohë, dhe më pas të votohet me sistemin e vjetër elektoral. Propozimi i opozitës sot është legjitim, por të vinte më parë. Që dhe kërkesa e ODIHR për të dhënë gjykim, cili prej varianeteve është me standardet ndërkombëtare, pra dhe ODIHR do kohën e vet.

Kjo është pikëpyetja ime. S’jam për një qëndrim aprioristik. Pra që ky është demokratik se sa i qeverisë. Që të dy propozimet reflektojnë modele të caktuara. Varianti i qeverisë përfaqëson një model austriak apo kroat. Kurse opozita sharton një status-quo, koalicionet me hapjen e listave.

Pikëpyetja është që mos është manovër për të fituar kohë duke ftuar ODIHR? S’mund të mbajë qëndrim për diçka që është në vullnet të plotë të partive politike. ODIHR nuk ndërhyn në sherr.

PYETJA: A duhet të lëshojë pe mazhoranca?

NAZARKO: Jemi në nevojën që mazhoranca të reflektojë. Mazhoranca duhet ta dëgjojë. Por tek analiza e qëllimeve, nuk jam i bindur se në këtë ndryshim të opozitës, ka një prapavijë, ju këtë variant, ne këtë variant, dhe thirr arbitrin ODIHR.

Parlamenti nuk është arbitri. Jemi realist që parlamentin e kontrollon shumica. Është në ndikimin e shumicës. Kjo nuk është për t’u marrë si absolute. Ata individë aty, që janë bërë hasha nga partitë e origjinës, sot kanë aftësinë e tyre negociale. Vlejnë më shumë se kurrë. Vota e tyre mund të shitet qoftë përkundrejt mazhorancës apo opozitës. De jure ata janë pjesë e parlamentin. Pjesë anomale. Kemi Këshillin Politik dhe Parlamentin. Por vendimet duhen me konsensus. Jemi në një paradigëm . Që partitë që janë në pushtet prej 1 apo 2 mandatesh. Duan që me anë të forcës së kartonit të imponojnë ato ndryshime që ia rrisin avantazhet. Atë që Bylykbashi e ka quajtur ndryshim të rregullave ndërsa loja është duke u luajtur. Opozita duhet të tregojë që pavarësisht sistemin zgjedhor, dhe nuancave, të tregojë besim te fitorja. Sepse nëse thotë që po nuk u hapën listat siç i duam ne, atëhere është manipulim. Pra ky është disfatizëm.