MENU
klinika

Ishte diagnostifikuar me kancer

Ndërron jetë aktorja e famshme e “Game of Thrones”

10.09.2020 - 16:22

Diana Rigg, aktorja e famshme për rolet e saj si Emma Peel në serinë filmike, The Avengers dhe Olenna Tyrell në serialin Game of Thrones, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

“Ajo ndërruar jetë sot herët në mëngjes. Ajo ka qenë në shtëpi me familjen e saj, e cila ka kërkuar privatësi në këtë kohë të vështirë”, ka thënë agjenti i saj, raporton BBC.

Vajza e saj, aktorja Rachael Stirling tha se nëna e saj vdiq nga kanceri, pasi u diagnostikua në muajin mars.

“Ajo i kaloi muajt e saj të fundit duke reflektuar me gëzim për jetën e saj të jashtëzakonshme, plot dashuri, të qeshura dhe ndjente një krenari të thellë për profesionin e saj,” shtoi ajo.

Aktorja ka krijuar karrierë të gjatë me rolet e saj nëpër teatro, derisa njihet edhe për paraqiten e saj në filmin James Bond, në të cilin karakteri i saj martohet me një spiun britanik.

Rigg ka lindur në Anglinë veriore, derisa është bartur me famijen e saj në Indi para se të kthehej në shkollë në Angli.