MENU
klinika

Hajdari: Ja ç'duhet të bëjmë

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Myslim Murrizi tërhiqet nga drafti i janarit

30.09.2020 - 10:47

Deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi ka kërkuar në Komisionin e Ligjeve që të tërhiqet nga shqyrtimi i draftit, të cilin ai e ka propozuar në janar, bashke me 11 deputetët e tjerë.

Sipas Murrizit, tërheqja është bërë pasi ky draft nuk detajohet nga kushtetua.

Ndërsa deputetja Rudina Hajdari kërkoi që ky takim të mos vazhdonte sot, pasi sipas saj duhet të bien dakord me këshillin politik për propozimet e opozitës jashtë parlamentare.

“Kam dakordësine edhe të Murrizit, ne duhet ta bojkotojmë këtë takim”, u shpreh Rudina Hajdari.

Diskutimet në Komisionin e Ligjeve

Murrizi: Unë kërkoj që të tërhiqem nga shqyrtimi draftit i propozuar në janar. Në janar kemi kërkuar sistem të hapur, gjë e cila nuk mundet nga  kushtetuta të detajohet. Hiqeni propozimin tim dhe të deputetit Valteri.

Manja: Jam dakord që pr/ligji juaj është dorëzuar përpara ndryshimeve të 30 korrikut. Ju tërhiqeni nga ato nene që nuk kanë lidhje me ato të 30 korrikut, por të shqyrtojmë nenet për të cilat ju keni depozituar amendamentet.

Hajdari: Unë mendoj se këtë takim ta shtyjmë. Gjiknuri ka kërkuar që të rakordojë propozimin e opozitës jashtë parlamentare. Do ishte e udhës që të zhvillojmë takimin dhe pas shqyrtimit të draftit të opozitës jashtë parlamentare të mblidhemi.

Gjiknnuri: Opozita jashtë parlamentare ka ngritur vetëm çështjen e koalicioneve. Fryma e re kushtetuese dhe ai debat që unë e quaj të ezauruar do të diskutohet këtu në komisionin e ligjeve, por është një pikë e vështirë për të gjetur kompromis.  Për listat e hapura ata nuk janë shprehur akoma, përqendrimi i tyre është tek koalicionet.

Murrizi: Nuk na ka diktuar ne këshilli politik, por ju si mazhorancë. Vendimi i këshillit politik i ardhur në Kuvend nga firma e Gjiknurit është votuar në 23 korrik, pa i prishur asnjë prisje. Ne nuk e kemi votuar urdhrin e këshillit politik, të 5 qershorit. Ju ka diktuar këshilli politik. Unë jam këtu për ndryshimet kushtetuese për dy nene. Nuk e di pse i shmangeni implementimit .