MENU
klinika

Ndryshon paga minimale

Rama: S’ka më paga poshtë 30 mijë lekëshit

29.09.2020 - 14:22

Në një konferencë të paralajmëruar nga kryeministri i vendit, Edi Rama, ku informoi se do fliste për situatën aktuale për rindërtimin e vendit.

Rama në fjalën e tij dha një lajm mjaft të mirë për shqiptarët, ndërsa premtoi se nuk do të ketë më pagë minimale poshtë 30 mijë lekëshit.

Ai konfirmoi se nuk ka për të patur me pagë minimale poshtë kësaj shifre, ndërsa u zotua se brenda vitit qeveria falë programit të ripunësimit, do të tejkalojë shifrat e shkurtit të 2020-ës.

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat deklaroi se 13 mijë persona rezultojnë ende të papunë që pas vendosjes së vendit në karantinë për shkak të pandemisë së koronavirusit, shifra këto sipas tij më të ulta krahasuar me vende të tjera.

“Gjatë javës së fundit, kemi marrë masa të tjera, e para për ripunësimin. Për personat që humbën vendin e punës gjatë karantinës, sot kemi një shifër të saktë. Kemi 13 mijë persona ende të pariintegruar, nga rreth 33 mijë që e humbën vendin e punës si pasojë e karantinës.

Krahasuar me vendet e tjera, besoj se hyjmë tek vendet që kemi humbur në terma relativ më pak. Sot jemi në kushtet kur janë 1 mln minus në Rumani, apo 45 mijë në Kosovë. Serbia 200 mijë. Këto nuk janë për të thënë se jemi përballë një çudie, apo mrekullie.

Duam të ripunësojmë më shpejt ata që ishin të punësuar me herët. Ndaj kemi vënë në dispozicion programet e ripunësimit. Në harkun e një viti, do ta tejkalojmë nivelin e shkurtit të këtij viti, muaj i fundit para karantinës, ku ka pasur 11 % papunësi, shifër e konfirmuar nga Banka Botërore.

Jo në raport me ata që bëjnë spekulime dhe thonë se; ‘jo ka njerëz që kanë ikur nga Shqipëria’. Ky i shkurtit është niveli më i ulet i popullsisë në rajon. Ne kemi një sfidë për të fituar që është raporti mes vendit të punës dhe pagës, që patjetër duhet atakuar me rritjen e pagës minimale.

S’do ketë më pagë minimale nën 300 të vjetra. Nuk flasim për një ‘do të’ , por një ligj i Kuvendit të Shqipërisë në korrik. Sot biznesi i vogël, deri në 100 mln xhiro është i çliruar nga tatim-fitimi dhe TVSH. Ndërsa biznesi i vogël, ka TVSH dhe është i çliruar totalisht nga tatim-fitimi”, tha Rama.

Situata e COVID i dha një goditje të rëndë ekonomisë shqiptare, e cila pritet të regjistrojë në 2020 një rënie prej rreth 4.3%.

Megjithatë, përmirësimi i pritshëm i situatës nga viti i ardhshëm, kombinuar me rritjen e paprecedent të investimeve publike si pjesë e paketës së rindërtimit nga tërmeti dhe me rritjen e investimeve të huaja direkte, pritet t’i japë një shtysë të paprecedent ekonomisë shqiptare.

Kështu, sipas të dhënave zyrtare të mbështetura nga Banka Botërore, pritet që vitin e ardhshëm ekonomia të kthehet në rrugën e duhur me një rritje prej 9-10%.

Specifikisht, bujqësia pritet të rritet mesatarisht me rreth 1.3 përqind në vit në terma real përgjatë periudhës 2021-2023.

Industria me një rritje mesatare vjetore prej rreth 5.2 përqind në të njëjtën periudhë.

Ndërtimi me rritje mesatare vjetore prej rreth 3.6 përqind

Shërbimet me një rritje mesatare vjetore prej rreth 5.7%.

E gjithë kjo do të gjenerojë një rritje të rëndësishme të punësimit në vend, me papunësinë që projektohet të reduktohet deri në nivelin e 8%, nga 11.5% që është aktualisht, bëri të ditur Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!