MENU
klinika

Mposhtet 17-vjeçarja amerikane

Nis US Open, pretendentët kalojnë turin e parë

01.09.2020 - 10:14

Ka startuar grand slam i US Open, i dyti turne i madh që zhvillohet për këtë vit pas Australian Open në fillim të marsit. Në New York janë luajtur ndeshjet e raundit të parë në të dyja kategoritë. Turneu luhet pa tifozë, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Debutim me fitore për numrin 1 në botë për meshkuj, Novak Djokovic, që mundi 3- 0 (6-1, 6-4, 6-1) boshnjakun Demir Dzumhur. Në raundin e dytë avancon edhe gjermani Alexander Zverev, numri 5 në botë, që mundi 3-1 afrikano-jugorin Kevin Anderson (7-6, 5-7, 6-3, 7-5).

Te meshkujt, spikatën edhe fitoret e kanadezit Denis Shapovalov (3-1 ndaj S.Korda), grekut Stefanos Tsitsipas (3-0 ndaj A.Ramos), spanjollit Carreno Busta (3-2 ndaj Y.Uchiama) dhe britanikut Kyle Edmund (3-1 ndaj A.Bublik).

Pa surpriza nisi ky turne edhe te femrat, ku debutoi me fitore tenistja japoneze Naomi Osaka, ish-numri 1 në botë, që mundi 2-1 (6-2, 5-7, 6-2) patrioten e saj M.Doi. Në raundin e dytë shkon edhe çekja Karolina Pliskova, numri 2 në botë, që mundi 2- 0 (6-4, 6-0) ukrainasen A.Kalinina.

Në ndeshjet e tjera për femra, nuk zhgënjen tenistja gjermane Angelique Kerber, që mundi 2-0 A.Tomljanovic. Surpriza e madhe e këtij raundi të parë është eliminimi i amerikanes Cori Gauff, vogëlushja 17-vjeçare, që u mund 2-1 nga estonezja Anastasija Sevastova (6-3, 5-7, 6-4).