MENU
klinika

Fotot

Një histori tronditëse, nga një prej familjeve më të famshme në botë

11.09.2020 - 13:57

Brenda familjes Gucci, një prej më të famshmeve në botë, nuk është aq bukur sa duket nga jashtë. Në dritë kanë dalë disa detaje tronditëse që kanë të bëjnë me një trashëgimtare të Gucci-t, të cilën e ka abuzuar seksualisht njerku i saj.

Alexandra Zarini, mbesa 35-vjeçare e Aldo Gucci (djali i madh i themeluesit të grupit, Guccio Gucci), ngriti një padi këtë javë në Gjykatën e Lartë të Los Angeles.

35-vjeçarja pretendon se njerku i saj, Joseph Rafalo abuzoi seksualisht për vite me radhë me të dhe akuzon nënën e saj, Patricia Gucci dhe gjyshen, Bruna Palombo , që ishin përfshirë në mbulimin e abuzimit.

Ajo shprehet se është abuzuar seksualisht me të kur ka qënë 16 vjeç, ndërsa fajësoi nënën dhe gjyshen se e kanë fshehur ngjarjen.

Zarini pretendon se Rafalo, një figurë e rëndësishme në industrinë e muzikës që kishte punuar me Prince and Earth, Ëind & Fire, filloi ta abuzonte atë në moshën gjashtë vjeç dhe se makthi zgjati deri në moshën 22 vjeçare.

Siç shpjegon ajo, ai rregullisht shtrihej i zhveshur në shtrat me të, i lidhi sytë dhe u përpoq të depërtonte me duar. Ai gjithashtu ekspozoi organet gjenitale para saj dhe i fërkoi në trupin e saj.

Sipas 35-vjeçares, nëna e saj Patricia jo vetëm që lejoi Rafalo të sillej, por së bashku me gjyshen Palombo e kërcënuan që të mos fliste.