MENU
klinika

Përveçse ndalohen të punojnë...

Njerëzit që nuk mbajnë maskë në Indonezi ndëshkohen në mënyrën më të pazakontë

08.09.2020 - 14:50

Autoritetet në Indonezi kanë përdorur metoda të pazakonta për të detyruar njerëzit të mbajnë maska ​​mbrojtëse.

Në disa provinca, banorët e kapur në vende publike pa maskë thuhet se janë mbyllur për disa minuta në arkivole që përdoren për të transportuar viktimat e virusit COVID-19.

Tregtarët në tregun e qytetit Probolingo në bregdetin verior të Java-s lindore kanë pësuar një dënim të tillë dhe disa prej tyre janë ndaluar përkohësisht të punojnë.

Kjo nuk është mënyra e vetme e pazakontë e ndëshkimit për mosmbajtjen e maskave: Disa u detyruan të pastronin tregun dhe ujërat e zeza atje.