MENU
klinika

NBA, play-off

Nuggets përmbys Clippers, vendoset në sfidën e 7-të

14.09.2020 - 09:10

NBA është në fundin e sezonit, mbeten për t’u luajtur finalet në secilën Konferencë dhe pastaj finalja e madhe. Në Konferencën e Lindjes janë kualifikuar dy skuadrat finalist, ku Boston Celtics do të përballet me Miami Heat, të dy skuadra surprizë, pasi eliminuan pretendentë si Toronto Raptors, kampionët e sezonit të kaluar dhe Milwaukee Bucks.

Në Perëndim, Los Angeles Lakers është skuadra e parë finaliste pas fitores 4-1 me ndeshje ndaj Houston Rockets në gjysmëfinale. Në sfidën e fundit mes tyre, Lakers triumfoi 119-96 ndaj teksanëve, duke u rikthyer pas një mungese të gjatë në finalet play off.

Përballë Lakers do të jetë skuadra që do të dalë fituese nga dueli mes Clippers dhe Denver. Në përballjen e gjashtë mes tyre, skuadra e Denver fitoi 111-98, duke barazuar në 3-3 serinë dhe emri i finalistit do të dalë nga sfida e shtatë dhe e fundit gjysmëfinale.

Clippers luajtën fort në gjysmën e parë të ndeshjes, duke u shkëputur në 16 pikë, nga 8 në secilën periode, por më pas erdhi përmbysja e madhe nga Nuggets. Jokic i Nuggets ishte shënuesi më i mirë në parket me 34 pikë, por rikuperoi edhe 14 topa në tabelë dhe dha 7 asiste.

KONFERENCA E LINDJES – FINALE PLAY OFF

Miami Heat – Boston Celtics

KONFERENCA E PERËNDIMIT – GJYSMËFINALE PLAY OFF

Los Angeles Clippers – Denver Nuggets 98-111 (3-3)

Los Angeles Lakers – Houston Rockets (4-1)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN