MENU
klinika

Revoltohet Tritan Kalo

“O ish-brekëgrisur, s’do keni vrimë ku të futeni!”

15.09.2020 - 19:06

Mjeku Tritan Kalo, që është bërë shumë popullor gjatë pandemisë, ka sjellë një histori të përjetuar vetë, ndërkohë që shprehet i revoltuar me politikën shqipstare.

“Dita Ndërkombëtare e Demokracisë dhe “Poema jonë migjeniane e varfërisë”…

Demokracia është sistemi i shanseve te barabarta, sistemi i zbutjes së dallimeve shoqërore, sistemi ku ekzistenca e sigurisë së jetës, e strehimit, e punësimit, e shkollimit, e përkujdesit shëndetsor, i drejtësisë për të gjithë janë të garantuara….

A është demokratik sistemi ynë??…. Lexojeni sy dhe veshë hapur ju “Rollinghillasat dhe Gjirëlalistat” tanë, ju autorët pusht-shtetarë të demon-kracisë “Made in Albania”….

Jeni ju dhe sëra e juaj që i rikthyet ditët migjeniane të “Legjendës së Misrit” dhe të “Poemës së Mjerimit”, sepse për fatin tonë të zi “koha është e maskarenjve” (A.A.)….

E përjetuar sot në vetë të parë…. Dëshiroja të bleja bukë këtë pasdite në një punishte prodhuese të produkteve të brumrave ngjitur me Spitalin Gjerman te “Rruga e Kavajës”.

Para meje një zonjë që pasi bleu një llallë 50 lekësh, i tha shitëses: “Të lutem më jep një panine 10 lekëshe, që ta ha së bashku me llallën. Po bëra më vonë një tjetër 50 leksh do të vi të blej një bukë për në shtëpi.”….

Mu bë një lëmsh në grykë dhe sytë mu mbushën me lot…

I thashë shitëses që ti ofrojë zonjës dy bukë e ndonjë gjë tjetër të nevojëshme, që t’ua shpjerë fëmijëve të saj, sepse e paguaj unë së bashku me bukën time….

Zonja dëgjoji fjalët e mia dhe syhapur u kthye e më tha se: “A je i sigurtë që do t’i paguash?”….

“Është më e pakta gjë që mundet të bëj për ju në këto çaste” – iu përgjigja unë….

Fjalët e saj të mirënjohjes dhe sytë e saj plot lot, kurrë nuk do t’i haroj sa të frymoj në këtë botë jarane….

Ju “fukarenjtë” tanë” që banoni në vila disakatëshe, disa edhe me dhjetë banjo kudo në këtë Tokë të bekuar nga Perëndia, por të mallkuar nga sëra e juaj plangprishëse dhe e pangopur, u kam lënë Perëndini të marë hak për këta të mjerë, që nuk ngopin dot barkun me bukë në ndërkohë, kur ju, zonjat tuaja e barkëgicat, fëmijët tuaj, notoni mes lluksit e vanitetit….

Ju “ish- brekëgrisur të para 1990” dhe sot “pashallarë të kuq, blu, rozë apo pink”, të asaj që quhet Shqipëri e andej dhe e këndej Drinit, ju rikujtoj se do të vijë shpejt një ditë që populli do zgjohet dhe do ngrihet…..

Nuk do të ketë vrimë ku do mundeni të fshiheni….

Vërtet që “koha është e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve””, shkruan Kalo.

Ankohen përdoruesit e aplikacioneve

Facebook, Instagram dhe WhatsApp shfaqin probleme

Brenda shtëpisë së braktisur të Bashar al-Assadit!

Çfarë gjetën rebelët në shtëpinë e diktatorit sirian

“Duhet të koordinohen të gjitha institucionet”

Rama: Kuvendi, institucioni kyç për integrimin në BE

"Pa vullnetin e PS, SHBA dhe BE s’do ta kishin bërë Reformën në Drejtësi"

Rama u përgjigjet akuzave të opozitës: S’kemi kohë për të humbur!

Nga ‘takimi’ me alienët deri te lufta shkatërruese!

Baba Vanga bën parashikimin ‘e frikshmëm’ për 2025-n