MENU
klinika

Çfarë sygjerojnë specialistët?

Obezët, duhanpirësit, ata që konsumojnë alkool, më të riskuarit

07.09.2020 - 20:21

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë detaje rreth coronavirusit dhe kush janë grupet më të riskuara nga kjo pandemi që po vuan e gjithë bota. Edhe ekspertët që shërbejnë në sistemin tonë shëndetësor i kanë konfirmuar këto të dhëna.

Doktor Pëllumb Piperaj tha se personat që pinë duhan, ata që konsumojnë alkool, obezët dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike janë grupet më të riskuara për t’u prekur rëndë nga koronavirusi.

Sipas bluzave të bardha, ata që pinë duhan janë 1.5 herë më shumë të ekspozuar të preken nga Covid, se personat që nuk e përdorin duhanin. Ndërsa personat që janë mbipeshë, apo obezë janë 7 herë më shumë të riskuar nga virusi i Covid-19.

“Në eksperiencën tonë, personat që e kanë kaluar më me vështirësi sëmundjen apo që kanë humbur jetën, kanë qenë midis këtyre grup pacientësh, qytetarët më të riskuar, më të rrezikuar. Obezët kryesisht, sëmundjet kronike të mushkërive, flas dhe për ata që konsumojnë shumë duhan dhe tashmë pulmonet i kanë të dëmtuara”, – tha doktor Pëllumb Piperaj.

Një risk më të lartë për t’u prekur rëndë nga Covid kanë edhe personat që vuajnë nga problemet kardiake, ato bronikale, kanceri, diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.

“Kjo sëmundje është tejet personale, në kuptimin e përgjigjes. Pra, jo të gjithë këta persona me këta faktorë, të shtuar risku janë përgjigjur qoftë ndaj Covidit, qoftë ndaj skemave të aplikuara ndaj tyre”.

Rekomandimi i specialistëve është kryerja e aktivitetit fizik, ushqim i shëndetshëm dhe mbajtjen e maskës dhe distancës, si faktorë kryesorë për të luftuar koronavirusin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN