Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Vlorë, ku i kërkon llogari për pasurinë tre personave të dënuar për prostitucion dhe trafik droge.
Ata janë Elton Bushi alias Adriatik Canaj, Vasil (Agim) Çobo dhe Klodjan Llanaj.
E. B. alias A. C., banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
V.(A.) Ç., banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
K. Ll., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.