MENU
klinika

"Duam të punësojmë shtetas të huaj"

Operatorët turistikë kërkesë Ramës: Lehtëso procedurat

04.09.2020 - 09:13

Operatorët turistikë në qytetin e Vlorës i janë drejtuar me një kërkesë kryeministrit Edi Rama, për të lehtësuar procedurat për punësimin e shtetasve të huaj nga vende të rajonit dhe jo vetëm. Kjo, për shkak se në tregun vendas të punës, ka mungesë stafi të kualifikuar për të shërbyer në sektorët e turizmit.

“Edhe pse ka kaluar pjesa e pikut te sezonit turistik ende një pjesë e konsiderueshme e jona është duke kërkuar staf për të përmbushur nevojat. Pavarësisht bashkëpunimit tonë me zyrat rajonale të punësimit oferta është më e ulët se kërkesa ndaj do të ishte e udhës lehtësimi i procedurave për punësimin e shtetasve të huaj nga vende të rajonit dhe jo vetëm”, thuhet në letër.

Kërkesë drejtuar Kryeministrit, Rama.

Pavarësisht situatës së Coronavirusit ky sezon turistik tregoi sërish problemet me të cilat përballet sektorin turistik! Mes tyre edhe mungesa e tregut të kualifikuar të punës. Ndaj, ne operatorët turistik kërkojmë krijimin e kushteve të përshtatshme për rektrutimin e punonjësve të huaj të trajnuar dhe kualifikuar! Edhe pse ka kaluar pjesa e pikut te sezonit turistik ende një pjesë e konsiderueshme e jona është duke kërkuar staf për të përmbushur nevojat. Pavarësisht bashkëpunimit tonë me zyrat rajonale të punësimit oferta është më e ulët se kërkesa ndaj do të ishte e udhës lehtësimi i procedurave për punësimin e shtetasve të huaj nga vende të rajonit dhe jo vetëm.

Nëse nuk zgjidhet ky ngërç për ne është e pamundur të ngremë në standardet e duhura shërbimin.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall