MENU
klinika

"I vetmi që mund të ndalojë një 11 Shtator të dytë"

Paralajmëron mbesa e Bin Laden: Trump duhet të rizgjidhet!

06.09.2020 - 17:15

Mbesa e terroristit Osama bin Laden, Noor bin laden, ka deklaruar se Donald Trump është i vetmi që mund të ndalojë një sulm terrorist, që sipas saj pritet të ndoshë së shpejti nëse Joe Biden zgjidhet president i SHBA.

Ajo ka paralajmëruar se nëse Biden fiton zgjedhjet, një 11 Shtator” i dytë është i mundshëm, pasi të majtët janë rreshtuar krah radikalistëve.

33-vjeçarja tha në një intervistë për ‘New York Post’, se prej kohësh është mbështetëse e Donald Trump dhe mban gjithmonë një kapele “MAGA” në Zvicër ku jeton prej vitesh.

Ajo tha se organizata terroriste ISIS u fuqizua gjatë presidencës Obama/Biden dhe se Trump ishte i vetmi person që mund t’i frenonte.

“Ai (Trump) duhet të rizgjidhet, jo vetëm për Amerikën por për të mirën e të gjithë civilizimit perëndimor,” u shpreh Ladin.