MENU
klinika

93 mln euro për gjysmën e parë të vitit

Pensionet në “dorën” e buxhetit

07.09.2020 - 18:40

Skema e sigurimeve shoqërore për gjysmën e parë të vitit ka rezultuar me një deficit prej 11.5 miliardë lekësh apo 93 milionë eurosh. Referuar të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të ardhurat totale në skemë për periudhën Jana-Qershor 2020, regjistrohen në 47.6 miliardë lekë, apo 1.9 miliardë lekë më të larta se në të njëjtën periudhë të një viti më pra, ndërsa shpenzimet rezultojnë në vlerën e rreth 59.2 miliardë lekëve, ku edhe pse paraqiten me një rënie shumë të lehtë në raport me 6 mujorin 2019, sërish nuk e kanë zbehur mjaftueshëm defiçitin në skemë.

Lajmi i mire është që në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, masa e subvencionit të dhënë nga buxheti i shtetit për pensionet është ulur me afro 2 miliardë lekë për shkak mbajtjes nën kontroll të shpenzimeve si dhe rritjes minimaliste të vlerës së kontributeve nga personat fizikë dhe juridikë, që pavarësisht largimit nga skema të një sërë individëve, duket se të ardhurat nga ky zë nuk janë goditur, madje kanë pësuar një rritje me 600 milionë lekë.

Sipas të dhënave zyrtarë të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, rreth 48 mijë individë kanë ikur nga skema e sigurimeve shoqërore si kontribuues në gjysmën e parë të vitit krahasuar me 6-mujorin 2019.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ahmetaj: Bëhej fjalë për pensionet...

”Pensionet nuk preken, por do rriten”


shkak, temperaturat e larta dhe thatësira e prillit!

Prodhimi i grurit rus, në pikëpyetje

Ndikim të drejtpërdrejtë financiar në të gjithë kategoritë

Gati ndryshimi rrënjësor për pensionet! Detajet

Paralajmërimi i miliarderit Elon Musk

“Dollari mund të bëhet i pavlefshëm…”