Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Vlorë, pak ditë pasi vendosi të mos jetë në krye të fushatës së PS në qytetin bregdetar.
Gjatë prezantimit të projektit të “Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë” që do të lidhë bulevardin “Ismail Qemali” me Lungomaren, Rama ka konfirmuar sërish kandidaturën e tij si deputet në Vlorë.
Kështu Rama i ka hedhur poshtë zërat që thanë se kryeministri do kandidojë në Durrës përballë Bashës, duke qenë se mori në dorë drejtimin e fushatës atje.
Rama tha se ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë në Vlorë, madje dhe kur mos të jetë në pushtet.
“Dhe për ta mbyllur, meqënëse u përmendën zgjedhjet, kam një përgjigje për ata që thonë se s’do jem më në Vlorë, dhe për ju që i besoni. Mos i hapni këto llafe. Do thoni ju ne nuk i hapëm ne i dëgjuam. Mos dëgjoni çfarë thonë kot, se njerëzit flasin paçavurre. Flasin pa bërë asnjë verifikim. Unë në Vlorë kam qenë edhe përpara se të bëhesha kryetar i PS, në Vlorë kam qenë dhe kur u bëra kryetar i PS. Jam tani që jam kryeministër, do jem deri kur të jem kryeministër, madje dhe kur të mos jem më kryeministër. Se do kem më shumë kohë të lirë për të ardhur e për ta vizituar”, tha Rama.
Ai ka prezantuar edhe projektin e “Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë” që do të lidhë bulevardin “Ismail Qemali” me Lungomaren, ndërsa thotë se më në fund do të dalë në dritë shëtpia më e rëndësishme e Shqipërisë.
Rama ka premtuar se së shpejti Vlora do të ketë edhe Portin e Madh të Jahteve, por ka njoftuar se së shpejti do të fillojë edhe marrja e ofertave nga kompanitë ndërkombëtare për aeroportin e Vlorës.
“Ky është një projekt që do të sjellë lidhjen e bukur mes bulevardit të ri dhe Lungomares dhe do të klrijojë një hapësirë ndryshe dhe të re për të gjithë banorët dhe vizitorët në Vlorë, duke iu ofruar një mundësi të gjithëve pavarësisht moshave për të pasur më shumë hapësirë dhe më shumë ndërveprim me njëri tjetrin. Ky park do të jetë një park shumë i jetuar gjatë çdo dite.
Ky do të mbetet si parku i Shtëpisë së Pavarësisë. Kjo është shtëpuia më e rëndësishme e Shqipërisë, por për shumë kohë ka mbetur e vetmuar, ndërkohë që duhet të jetë plot em njerëz, por mënyra se si është rrethuar dhe ka humbur pas kioskave e ka bërë të pamundur që edhe kjo shtëpi e vogël në ëprmasë por kaq e rëndësishme të bëhet pjesë e asetetve që e bëjnë Vlorën një vend për t’u vizituar jo thjesht për detin.
Ka njerëz që thonë prit se nuk është bërë aeroporti, dhe shumë ironi të tjera të vlonjatëve. Janë këta që rrinë në kafe me lëkët e baballarëve. Kompanitë e interesuar për aeroportin e Vlorës bën kërkesa që të shtyhet procesi, dhe janë vetëm pak ditë ende që ne të marrim ofertat ndërkombëtare për të lidhur kontratën e këtij aeroporti”, tha Rama ndër të tjera.