29.09.2020 - 11:29
Shtyhet seanca plenare e ditës së enjte ku do të votoheshin ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Seanca e rradhës do të zhvillohet të hënën, dhe kjo ka ndodhur pasi PS ka tërhequr nga rendi i ditës votimin e ndryshimeve në Kod Zgjedhor.
Kjo është bërë për t’u lënë më shumë kohë palëve politike për të bërë dialog lidhur me propozimet për ndryshimin e sistemit dhe pikat që nuk pranohen.