Kuvendi ka miratuar Komisionin e posaçëm parlamentar që do të zgjedhë trupën e KQZ-së së re.
Kështu KQZ ka edhe 1 muaj kohë të riformatohet dhe për të filluar punën për zgjedhjet e 25 prillit të 2021.
Përbërja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave është si më poshtë:
a) Nga grupi parlamentar i shumicës parlamentare caktohen:
1. Damian Gjiknuri Kryetar (Grupi parlamentar i partisë Socialiste)
2. Alket Hyseni Anëtar (Grupi parlamentar i partisë Socialiste)
3. Adnor Shameti Anëtar (Grupi parlamentar i partisë Socialiste)
b) Nga grupet parlamentare të pakicës parlamentare caktohen:
1. Myslim Murrizi Anëtar (Grupi parlamentar “Demokrat”)
2. Edmond Stojku Anëtar (Grupi parlamentar “Demokraci dhe Drejtësi”)
NJOFTIMI NGA KUVENDI:
Projektvendim
“Për krijimin dhe përbërjen e komisionit të posaçëm parlamentar
të shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet
drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve: Komisionerit
Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisionit Rregullator, Komisionit të
Ankimimeve dhe Sanksioneve si dhe për Nënkomisionerin
Shtetëror të Zgjedhjeve”
REZULTATI I VOTIMIT
VOTIMI
PRO KUNDËR ABSTENIM
95 5 3
MIRATOHET