MENU
klinika

Arsyeja

Pezullohet kreu i Operacionit Forca e Ligjit

28.09.2020 - 12:19

Pezullohet nga detyra Artan Shkëmbi, drejtor në Drejtorinë Qendrore, në departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Artan Shkëmbi ishte kreu i task forcës “Forca e Ligjit”.

Urdhri për pezullimin e tij nga detyra mban firmën e drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliut. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të policisë.

Sipas burimeve, pezullimi i tij u bë pasi i dërgoi formularin e deklarimit të pasurisë Shkëlzen Dumanit, person i cili rezulton i vrarë në Siri 6 vite më parë, duke luftuar për llogari të Shtetit Islamik, ISIS.

Pak muaj më parë, Artan Shkëmbi kaloi me sukses procesin e vetting-ut në polici duke qenë i pastër në të tri kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale.