Disa sporte kanë kthyer tifozët, por edhe futbolli shihet nga fansat “live” në disa vende. Juventus ka prezantuar një plan për të gjithë ata që kanë bileta vjetore që të kthehen në stadium nga ndeshja e parë e sezonit në Serie A
Të gjitha ndeshjet janë zhvilluar prapa ndeshjeve të mbyllura në Itali prej vetizolimit në fillim të marsit shkaku i pandemisë COVID-19. Lajmi për rihapjen e pjesëshme të stadiumit “Allianz Juventus Stadium” ishte konfirmuar në mbledhje rajonale në Piemont nga guvernatori Alberto Cirlo.
“Ne mund të rikthehem në normalitet, duke respektuar maksimalisht rregullat dhe infektimin e mëtejshëm”, tha Cirlo për agjencinë e lajmeve Ansa. Objektivi i klubit tonë është të jemi gati që për ndeshjen e parë”.
Juventus nuk është i vetmi, Napoli i ka lejuar 1000 tifozë në stërvitjet e tyre para-sezonale dhe miqësore, ndërsa Sampdoria në ndeshjen miqësore me Alessandria po ashtu do të lejojë brenda 1000 tifozë. Ndeshja e parë e sezonit e Juves do të jetë kundër Sampdoria-s më 20 shtator.