MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Po fëmijët e vegjël mund të kenë probleme me stomakun?

21.09.2020 - 09:15

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Po fëmijët e vegjël mund të kenë probleme me stomakun?

Mjeku: Po, që në periudhën e paslindjes mund të vihen re anomali të lindura të stomakut. Problematika më e shpeshtë që vihet re është refluksi gastroezofagial. Kjo kuptohet nëse direkt pas ushqyerjes fëmija ka të vjella. Në këto raste nënat duhet të konsultohen tek mjekët përkatës për të marrë këshillat e duhura. Zakonisht me kalimin e moshës, këto probleme edhe zhduken.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.