MENU
klinika

Prof. Dr. Adrian Civici/ Tregjet e punës dhe profesionet

‘Presioni’ i tregut të punës ndaj universiteteve

09.09.2020 - 11:50

Shifrat janë impresionuese: 85% e profesioneve dhe vendeve të punës të vitit 2030 – pra vetëm 10 vite larg – nuk ekzistojnë akoma dhe do të krijohen në dekadën e ardhshme. Pritet një ndryshim drastik i tregut të punës, i kompetencave dhe profesioneve, tashmë në një evolucion të shpejtë. Përballë kësaj tendence, shkollat dhe universitetet duhet të organizohen e ndryshojnë me shpejtësi, për të ofruar formim profesional e shkencor në përputhje me kërkesat e reja të tregut të punës. Kjo është rruga më e domosdoshme dhe më e dobishme edhe për universitetet shqiptare, që kanë rrugë të gjatë e të vështirë përpara për t’u përfshirë në këtë tendencë të re të modernizimit të universiteteve dhe integrimit sa më të plotë të tyre me evolucionin dhe zhvillimet bashkëkohore të profesioneve dhe tregjeve të punës.

Përshtatja dhe integrimi i shpejtë e cilësor në tregun e punës është pa dyshim një nga treguesit më domethënës të përmbajtjes dhe vlerës së një diplome universitare, qoftë kjo e nivelit 2-vjeccar profesional, bachelor, master ose dhe doktoraturë. Në fund të fundit, një nga qëllimet bazë të studimeve universitare, përvecc disa qëllimeve të tjera madhore edukuese e formuese, është formimi sa më i plotë e cilësor profesional i studentëve, në mënyrë që “specialistët ose ekspertët e rinj” të integrohen sa më shpejt dhe në përputhje me drejtimin e studimeve të tyre, në tregun e punës.

Jo pa qëllim ose formalisht, universiteteve u kërkohet vazhdimisht të bëjnë analizën e tregut të punës, ecurinë e profesioneve të ndryshme, shpejtësinë dhe qëndrueshmërinë e të diplomuarve të tyre në tregun e punës, tendencat e reja në këto tregje etj., në mënyrë që diplomat, programet, degët ose lëndët që ato zhvillojnë në kurrikulat e tyre, të përputhen sa më mirë me këto tendenca, ose në rastin më të mirë, t’u paraprijnë këtyre zhvillimeve.

Edhe sot, ky mbetet një nga treguesit kryesorë të vlerësimit të cilësisë dhe standardeve të universiteteve, në nivele të ndryshme të akredititmit të tyre. Në 2-3 dekadat e fundit, në marrëdhëniet e universiteteve me tregjet e punës, d.m.th., të “produktit” universitar me “blerësit dhe përdoruesit” kryesorë të tij që janë bizneset, shërbimet e ndryshme publike e private, korporatat, institucionet publike e jopublike, qeverisja qendrore dhe ajo lokale etj., janë vënë re dy tendenca madhore kryesore. Ndërkohë, zhvillimet e vrullshme të “revolucionit 4.0”, inteligjencës artificiale, robotikës, analizës së big-data, shtrirjes së jashtëzakonshme të digjitalizimit dhe telework-ut etj., të shoqëruara dhe me kërkesat e reja specifike të kushtëzuara nga efektet e pandemisë së COVID-19 përbëjnë “sfidat e reja të së ardhmes”.

Koncepti “profesion”

Deri në vitet ’60 – ‘90 një pjesë e rëndësishme e të punësuarve që zotëronte një diplomë universitare të niveleve të ndryshme, vlerësohej kryesisht nga “cilësia e të diplomuarit”, d.m.th., nga shkalla e vlerësimit të tij, si dhe nga “emri dhe prestigji i universitetit”. Në grupin e kritereve të punësimit këto dy elemente kishin peshë të rëndësishme mbi të cilat bazohej vendimmarrja e punësuesve, ose “blerësve” të individëve që aplikonin për t’u punësuar në shumicën dërrmuese të niveleve të punësimit. Natyrisht që kjo ishte shumë e rëndësishme në “punësimin e parë ose të dytë, në pesë ose dhjetë vitet e para të karrierës”, duke u kombinuar më vonë dhe me plotësimin e kompetencave dhe kualifikimet specifike gjatë etapave të ndryshme të karrierës. Koncepti “profesion” ose “vend pune i konsoliduar” ishte dominues, në kuptimin që studentët kur zgjidhnin degën ose falultetin që do të ndiqnin, kishin në mendjen dhe preferencat e tyre “profesionet” ose “drejtimet profesionale” që synonin dhe aspironin të realizonin, duke filluar që nga studimet universitare.

Edhe shkalla e përputhjes ndërmjet karakteristikave dhe cilësimit të diplomës me “profesionet ekzistuese e të konsoliduara” ishte mjaft e lartë. Edhe struktura e programeve dhe përmbajtja e kurrikulave universitare u përshtat me një tendencë dhe kërkesë të tillë të tregjeve të punës. Universitetet ishin shumë pak fleksibël, studimet universitare zgjasnin 4-5 vite, sipas drejtimit të diplomës së zgjedhur dhe të ofruar, kurse mundësitë për një “profesion të ri” ishin të vogla e të gjata, sepse kërkonin një periudhë tjetër 4-5 vjeccare, ose kurse specifike profesionale, që gjithsesi nuk e kishin vlerën dhe eficencën e universiteteve.

Tregjet e punës dhe profesionet

Ndërkohë, në vitet 1990 – 2010 filloi të shfaqej një “fenomen i ri” që reflektonte një situatë të re në tregjet e punës dhe zhvillimet ekonomiko-sociale, sidomos në vendet e zhvilluara të botës. Ndërsa në vitet 1960 – 1990, mbi 80-90% e të diplomuarve “gjenin mundësitë dhe arrinin të punësoheshin” në këto profesione “klasike” dhe të konsoliduara dhe vetëm një pjesë e vogël e tyre ndesheshin e punësoheshin me profesione të reja, të “lindura” së fundmi, ose në profesione që ata vetë i “krijonin dhe zhvillonin”, sidomos pas viteve 2000, kjo tendencë filloi të përmbysej me shpejtësi. Numri i të diplomuarve që gjente punë dhe punësohej në një profesion të konsoliduar ose “historik”, ra nën 60%, ndërkohë që 30 – 40% e të diplomuarve të rinj, ose filluan të ndeshen me profesione të reja që po rriteshin e zhvilloheshin me shpejtësi, ose ishin ata vetë që krijonin shërbime e profesione të reja, në përputhje me zhvillimet e vrullshme të tregjeve të punës.

Tregjet e punës dhe profesionet, përvecc atyre të reja, u bënë shumë më komplekse e polivalente, duke kërkuar formim universitar po kaq fleksibël e polivalent. “Karta e Bolonjës” dhe gjithë platforma e format e organizimit që rridhnin prej saj, ishte një nga përgjigjet më adekuate të këtyre tendencave të reja. Përvecc unifikimit dhe standardizimit të sistemit universitar në nivel evropian dhe “krijimit të një monedhe të përbashkët akademike evropiane, sicc ishte sistemi i krediteve”, Karta e Bolonjës iu përgjigj edhe një zhvillimi ose nevoje të re: fleksibilitetit dhe multifunksionalitetit të profesioneve, duke e bërë po kaq fleksibël dhe multifunksionale edhe strukturën e ofertës universitare.

Kjo situatë u dha një mesazh shumë të rëndësishëm universiteteve, në lidhje me reagimin që duhej të kishin lidhur me modernizimin dhe përshtatjen e shpejtë të programeve, degëve e profileve që ato ofronin me tendencat e reja të zhvillimit dhe, për pasojë, edhe me ristrukturimin e tregjeve të punës.

Vetëm ato universitete që iu përgjigjën “flakë për flakë” kësaj tendence e sfide të re, duke ndryshuar rrënjësisht organizimin dhe konceptimin e kurrikulave dhe cikleve të studimit, metodave të mësimdhënies, informacioneve, njohurive e dijeve që u ofronin studentëve, kabinetet e laboratorët modernë, lidhjet e ngushta me aktorët kryesorë të tregut të punës dhe kërkesave të tyre, studimin e perspektivave të zhvillimit të sektorëve të rëndësishëm të shkencës, ekonomisë e shoqërisë, zhvillimit të cilësive të kreativitetit etj., arritën t’i përgjigjen situatës së re, duke i bërë më “fleksibël”, më “kreativë”, më “kompleksë”, më “kritikë” dhe më “funksionalë” ndaj ecurisë së tregjeve të punës, të diplomuarit e tyre.

Sfida e re e punësimit

Ndërkohë, 3-4 vitet e fundit, dhe veccanërisht pas krizës së pandemisë COVID-19, që ndryshoi dhe vazhdon të ndryshojë me shpejtësi mjaft nocione, koncepte e mënyra të vepruari në shumë segmente të ekonomisë dhe shoqërisë sonë, përpara universiteteve, përfshirë këtu dhe kolegjet e ndryshme profesionale, po shfaqet një sfidë e re, mjaft domethënëse e sfiduese. Sipas disa studimeve të bëra në mënyrën e funksionimit të tregjeve të punës, ose e thënë më thjesht, “ofertave për punë” në shumë degë e sektorë të ekonomisë, të shërbimeve etj., konstatohet një fenomen i ri “sfidues”.

Po i referohem një analize të prof. Ri#ardo Luna-s, të botuar në gazetën “La Reppublica” të datës 3 shtator 2020, i cili e konkretizon këtë sfidë të re me një shembull domethënës : “Prej disa ditësh po qarkullon një ofertë interesante për punë për drejtues studiosh shitblerjeje produktesh audio e video për Evropën Qendrore e Lindore me bazë në Milano e Madrid. Cilësitë e kërkuara dhe informacionet e nevojshme për t’u punësuar janë: eksperiencë e spikatur në këtë sektor, kapacitet i lartë komunikimi e ndikimi te klientët, pasion prej eksperti për subjektet e produkteve audio e video, kapacitete të mira për menaxhimin e buxhetit, aftësi për drejtimin dhe organizimin e sipërrmarjes, aftësi planifikuese dhe predispozicion për arritjen e objektivave…. etj. Megjithatë, këtu mungon diccka shumë e rëndësishme. Mungon lloji i diplomës universitare që duhet të kenë kandidatët. Harresë e rastësishme apo tendencë e re e tregjeve të punës?”.

Tashmë është e sigurt se kjo “është tendenca e re, me të cilën do të përballemi”. Dy vite më parë, një adresë e rëndësishme web, që publikonte oferta punësimi, konstatoi dhe evidentoi faktin se “për partnerët e saj, ku bënin pjesë dhe Google, Apple, IBM, Hilton, Starbucks, Bank of America, Quorum, YouTrend etj., në kërkesat për cilësitë e kandidatëve për t’u punësuar, nuk bënin më pjesë diplomat universitare, të paktën në informacionet më të rëndësishme dhe decizive, për të fituar postet vakante të punës.

Kjo tendencë e re të ndihmon të kuptosh më qartë përse disa javë më parë Google njoftoi se do të krijonte “Universitetin e Google” dhe krijimin e tri certifikatave profesionale, në të cilat pagesa për pjesëmarrësit ishte vetëm 49 USD në muaj. “Shkencat e informacionit dhe komunikimit”, “Inxhineri informatike”, “Inxhineri menaxheriale”, “Analist të dhënash”, “Administrator projektesh”, “Menaxher eksperiencash në përdorimin e softwer-ëve” etj. Në pamje të parë duken si profesione apo vende pune shumë të specializuara dhe me spektër të ngushtë, por nuk janë aspak ashtu. Janë një pjesë e profesioneve të së ardhmes.

Aktualisht, Bashkimi Evropian publikon një raport të veccantë për vendet vakante në sektorin digjital, të cilat janë jo pak por qindra-mijëra deri në disa miliona vende vakante. Shkaku kryesor: mungesa e kandidatëve të specializuar, mungesa e kompetencave specifike të kërkuara. Problemi kryesor është se “deri tani, për të përfituar kompetenca të tilla, apo dhe për të garantuar punëdhënësit për cilësinë e kandidatëve, nevojitej një diplomë universitare që pak a shumë përputhej me drejtime të tilla, por prej disa vitesh një tendencë e tillë ka ndryshuar”.

Sipas disa të dhënave më të fundit, “56% e individëve që punojnë në këto profesione e shërbime, nuk janë të pajisur detyrimisht me diploma universitare. I kanë përvetësuar ato në rrugë të tjera ose kanë mësuar në punë e sipër”. Shifrat janë impresionuese: 85% e profesioneve dhe vendeve të punës të vitit 2030 – pra vetëm 10 vite larg – nuk ekzistojnë akoma dhe do të krijohen në dekadën e ardhshme. Pritet një ndryshim drastik i tregut të punës, i kompetencave dhe profesioneve, tashmë në një evolucion të shpejtë. Përballë kësaj tendence, shkollat dhe universitetet duhet të organizohen e ndryshojnë me shpejtësi, për të ofruar formim profesional e shkencor në përputhje me kërkesat e reja të tregut të punës.

Evoluimi dhe përshtatja

Në pamje të parë, të krijohet përshtypja e gabuar se “universitetet po e humbin rolin dhe rëndësinë e tyre, në raport me evolucionin dhe kërkesat specifike të tregut të punës… se për disa grupe të rëndësishme kompetencash, vendesh pune të rëndësishme dhe të paguara mirë, universitetet nuk janë më të nevojshme … se duhen kërkuar rrugë të tjera alternative për t’u profesionalizuar për nivele të tilla specifike”.

Në fakt, ky fenomen duhet parë nga një këndvështrim tjetër: tregu i punës ka evoluar dhe ndryshuar më shpejt dhe në drejtime më specifike, në raport me shpejtësinë e reagimit të universiteteve dhe “produkteve” të tyre ndaj kërkesave të tregut të punës.

Janë universitetet ato që urgjentisht duhet dhe pritet të reagojnë me shpejtësi dhe inteligjencë, për t’u paraprirë kërkesave specifike “speciale” të tregjeve të punës, për ta kuptuar thelbin, përmbajtjen dhe evolucionin e këtij tregu, duke iu përgjigjur me një ofertë universitare të modernizuar e specifike, me diploma, programe, degë e profile specifike, lëndë apo grup lëndësh ose module specifike “shumë të specializuara e cilësisht të avancuara”. Në mënyrë që studimet universitare, veccanërisht kolegjet profesionale dhe programet master të përputhen sa më mirë me kërkesat “speciale” të tregut të punës.

Shumë universitete tashmë e kanë filluar këtë rrugë, duke garantuar rolin e tyre parësor në formimin profesional të niveleve të larta, nivelin teorik e metodologjik cilësor, projektues të karrierave profesionale e kërkimore të niveleve të larta, përgatitjen e profesionistëve për poste pune që kërkojnë kualifikime speciale, lidhjen e tyre të ngushtë me qendrat e ekselencës, qofshin këto biznese, korporata, institute kërkimore, institucione të ndryshme etj., duke u “bërë pjesë e një evolucioni të përbashkët të diktuar nga zhvillimet e ethshme bashkëkohore në ccdo fushë të shkencës dhe teknologjisë”.

Kjo është rruga më e domosdoshme dhe më e dobishme edhe për universitetet shqiptare, që kanë rrugë të gjatë e të vështirë përpara për t’u përfshirë në këtë tendencë të re të modernizimit të universiteteve dhe integrimit sa më të plotë të tyre me evolucionin dhe zhvillimet bashkëkohore të profesioneve dhe tregjeve të punës.

Kjo është rruga më e sigurt drejt të ardhmes dhe përafrimit të standardeve të universiteteve tona me universitetet cilësore të mjaft vendeve të zhvilluara, është rruga e krijimit të mundësive më të mëdha për brezin e ri, që të pajiset me aftësi profesionale cilësore, nivel të lartë kreativiteti e guximi profesional, kompetenca teorike e metodologjike moderne, aftësi logjike e arsyetimi etj., sa më konvergjente me zhvillimet e reja bashkëkohore.

Somario

Janë universitetet ato që urgjentisht duhet dhe pritet të reagojnë me shpejtësi dhe inteligjencë për t’u paraprirë kërkesave specifike “speciale” të tregjeve të punës, për ta kuptuar thelbin, përmbajtjen dhe evolucionin e këtij tregu, duke iu përgjigjur me një ofertë universitare të modernizuar e specifike, me diploma, programe, degë e profile specifike, lëndë apo grup lëndësh ose module specifike “shumë të specializuara e cilësisht të avancuara”. Në mënyrë që studimet universitare, veccanërisht kolegjet profesionale dhe programet master të përputhen sa më mirë me kërkesat “speciale” të tregut të punës.

Somario 2

Tregu i punës ka evoluar dhe ndryshuar më shpejt dhe në drejtime më specifike, në raport me shpejtësinë e reagimit të universiteteve dhe “produkteve” të tyre ndaj kërkesave të tregut të punës.

Janë universitetet ato që urgjentisht duhet dhe pritet të reagojnë me shpejtësi dhe inteligjencë për t’u paraprirë kërkesave specifike “speciale” të tregjeve të punës, për ta kuptuar thelbin, përmbajtjen dhe evolucionin e këtij tregu, duke iu përgjigjur me një ofertë universitare të modernizuar e specifike, me diploma, programe, degë e profile specifike, lëndë apo grup lëndësh ose module specifike “shumë të specializuara e cilësisht të avancuara”./ Fjala.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prof. Dr. Adrian Civici/ Profesionet e reja post COVID

“Lufta” e profesioneve në periudhën post COVID-19