MENU
klinika

Çfarë ka ndodhur në Gjykatën e Lezhës?

Prokurori kërkon sekuestrimin e pajisjeve elektronike

24.09.2020 - 11:34

Një ngjarje e pa precedentë ka ndodhur mes prokurorisë dhe gjykatës së Lezhës.

Mësohet se prokurori Sabri Kastrati kërkon sekuestrimin e pajisjeve elektronike të gjyqtarëve e sekretareve të gjykatës së Lezhës nisur nga një hetim për falsifikimin e një vendimi civil gjyqësor.

Prokurori ka ngritur dyshime të forta se ky vendim fals ka dalë pikërisht nga administrata e Gjykatës së Lezhës.

Në realitet gjyqtari Ilir Perdeda, që ka gjykuar këtë çështje, ka vendosur pushimin e dosjes gjyqësore, për shkak se nuk ishte paraqitur paditësi.

Por ndërkohë gjatë hetimeve, ka rezultuar se paditësi ka marre një vendim nga gjykata e Lezhës me firmë dhe vulë dhe e ka dorëzuar në Gjendjen Civile të Lezhës, duke kryer edhe divorcin.

Deri tani, nga hetimi i kësaj çështje 2 persona janë arrestuar.