MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse është i domosdoshëm trajtimi ortodonik për dhëmbët?

01.09.2020 - 07:21

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Pse është i domosdoshëm trajtimi ortodonik për dhëmbët?

Përgjigjet mjeku: Ky trajtim është i domosdoshëm për disa arsye. Së pari ndihmon në përmirësimin estetik të paraqitjes së gojës dhe dhëmbëve, pastaj sistemon problemet funksionale, çka çon në një shëndet më të mirë të gojës. Kjo e fundit nënkupton si shërimin e dhimbjeve, krijimin e kontaktit më të mirë ndërmjet dhëmbëve, nëpërmjet pozicionimit të dhëmbëve siç duhet sigurohet edhe një higjienë më e mirë etj. Gjithashtu ndihmon në korrigjimin e shumë defekteve, të cilat mund të jenë të lindura ose të fituara me rritjen, siç janë palatumi që ka të bëjë me qiellzën e ngushtë, jep probleme si në rreshtim të dhëmbëve ashtu edhe probleme respiracioni. Këta persona, kryesisht bëjnë respiracion oral, çka do të thotë që gjatë natës ata marrin frymë përmes gojës. Këta pacientë janë më të predispozuar për të shfaqur më pas edhe probleme të proceseve karioze, etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.