MENU
klinika

Arsyeja

Pse princ Harry i dhuroi një unazë të re martese Meghan-it?

07.09.2020 - 11:20

Sa interesante mund të jetë të jesh Meghan Markle? Je e martuar me princin më të famshëm, i cili nuk harron të të përkëdhelë me diamantë surprizë herë pas here.

Vitin e shkuar, Meghan u shfaq me një unazë të re martese dhe askush s’e kuptoi pse. U desh një kohë e gjatë për të zbuluar se princ Harry ka dashur ta surprizojë bashkëshorten e tij me një version të përditësuar të unazës dhe grup diamantësh që mbajnë kuptim të veçantë.

Nëse e keni harruar, Harry i propozoi asaj në 2017-ën dhe një vit më vonë, ajo u shfaq me një tjetër unazë, e cila ishte një version i përmirësuar i asaj që kishte. Dhurata e përvjetorit të parë të martesës, simbolizonte familjen e tyre të vogël, pas ardhjes së Archie-it.

Pse princ Harry vendosi t'i bënte një unazë të re

Unaza e re me tre gurët e çmuar peridot, safir dhe emerald personifikonin Harry-n, Meghan-in dhe vogëlushin e tyre.

Dizajneri i unazës u shpreh se dëshira e Harry-it ishte ta bënte unazën diçka të përjetshme dhe se princi është menduar shumë para se ta vendoste. Një diamant i madh në mes dhe dy të vegjël anash, që janë pjesë e pasurisë së bizhuterive të princeshë Diana-s. Harry donte të ishte i sigurtë që ajo të ishte me familjen e re në rrugëtimin e gjatë që kanë para.