MENU
klinika

Seriali që po "çmend" të rinjtë

Pse të gjithë po flasin për “Euphoria”?

23.09.2020 - 16:00

Kohët e fundit, duket se të gjithë po flasin për “Euphoria”. Seriali i ri ka marrë vëmendjen e gjithë të rinjve dhe jo vetëm, si dhe është bërë një trend TikTok-u.

Seriali flet për një 17-vjeçare, Rue (luajtur nga Zendaya), e cila e kaloi verën e saj në rehabilitim për një mbidozë gati fatale të ilaçeve. Sidoqoftë, secili episod ka të bëjë me një karakter të ndryshëm.

Seriali për të cilin po flasin të gjithë

Euphoria futet shumë më thellë në çëshje të caktuara dhe kjo mund të jetë arsyeja pse të gjithë janë të fiksuar me të. Temat kryesore të këtij seriali janë seksi, droga dhe dashuria e të rinjve.

Seriali për të cilin po flasin të gjithë

Seriali është pëmendur jo pak herë për skenat e shumta të seksit, të guximshme dhe ndryshe, që e diferencojnë nga pjesa tjetër.

Trajtimi i përdorimit të drogës, është ndryshe nga çdo serial tjetër. Ky nuk është seriali i parë që flet apo përmend drogën, por mund të jetë ndër të parët, që tregon se çfarë ato iu bën ajo njerëzve dhe jetës së tyre.

Euphoria ka të bëjë me realitetin dhe vërtetesinë, prandaj çdo gjë është e dukshme dhe e qartë, në të gjitha skenat.

Seriali për të cilin po flasin të gjithë

Flitet për dashuri, të paqëndrueshme dhe shumë toksike, si dhe trajton histori dhune.

Në tërësi, ky serial është i pabesueshëm sepse po bën atë që nuk po bën asnjë serial tjetër në televizion. Po tregon një reflektim aktual të uljeve dhe ngritjeve të jetës në një moshë të re.

Burimi: Betches