MENU
klinika

Ligue 1, Java 2

PSG pa 7 titullarë, Lens e ndëshkon në start

10.09.2020 - 21:57

PSG e ka nisur keq kampionatin e ri në Francë. Kampionët në fuqi janë mundur 1-0 në transfertë nga Lens, që u ngjit këtë sezon në Ligue 1. Ka ndikuar shumë mungesa e 7 titullarëve si pasojë e infektimit me Covid-19.

Ekipi vendas gjeti golin në minutën e 57′ me Ganagon. Ekpi i trajnerit Tuchel po vuan shumë, pasi ka mungesa të 7 lojtarëve që u prekën nga Covid-19. Neymar, Mbappe, Marquinhos, Navas, Paredes, Di Maria dhe Icardi janë ende në izolim dhe pritet javës tjetër të jenë të gatshëm.

Formacioni është krejtësisht i arnuar dhe gafa e madhe ishte e portierit Bulka. I riu debutoi sot me kampionët në mungesë të Navas, por i dhuroi topin sulmuesit kundërshtar duke i falur golin.

Mbappe mungoi edhe në ndeshjen me Francën kundër Kroacisë, por te kombëtarja nuk u ndje kjo mungesë. PSG ishte lënë pushim më shumë nga liga, pasi luajti në finalen e Champions League, por gjatë pushimeve u infektuan 7 lojtarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN