Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, qyteti antik i Butrintit, pritet të menaxhohet për dhjetë vitet e ardhshme nga një agjenci e re.
Ndryshimi është pjesë e “Planit të Menaxhimit të Integruar për Parkun Kombëtar të Butrintit”, një dokument prej 300 faqesh, miratuar nga qeveria shqiptare dhe hartuar nga kompania angleze “Prince and Pearce”, kontraktuar dhe mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim (AADF). Sipas businessmag fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, një organizatë që ka rreth 10 vjet e përfshirë në projekte për Butrintin, dhe së fundmi financuese e studimit, është e interesuar, “duke konsideruar rëndësinë e Butrintit si një Sit i Trashëgimisë Botërore dhe faktin se administrimi indirekt i trashëgimisë kulturore është një risi në kontekstin shqiptar. Për këtë, AADF ka angazhuar deri tani mbi 7 milion USD për projektin e Butrintit”, shprehet AADF.