MENU
klinika

Perspektiva e Azisë në Zhvillim

‘Rajoni do të tkurret për të parën herë që prej vitit ’62

15.09.2020 - 20:45

Pandemia e koronavirusit do të sjellë rënien ekonomike në “Azinë në zhvillim” për të parën herë në thuajse 6 dekada për këtë vit, përpara se të rimëkëmbet vitin e ardhshëm, sipas Bankës Aziatike për Zhvillim. “Azia në zhvillim”, që grupon 45 shtete në Azinë e Paqësorit, pritet të tkurret me 0.7% këtë vit, sipas banjës, që është shifra e parë negative që prej vitit 1962. Për vitin 2021, rajoni pritet të rimëkëmbet në 6.8%, ende poshtë niveleve përpara Covid-19.

Projeksioni tregon se dëmi që ka shkaktuar pandemia është më i madh se sa pritej më parë, me thuajse 75% të ekonomive të rajonit që pritet të tkurren. Ndërkohë që pandemia qëndron rreziku më i madh ndaj perspektivës së rajonit, Banka Aziatike për Zhvillim bëri të ditur se përkeqësimi i tensioneve gjeopolitke, përfshirë luftën tregtare dhe teknologjike mes SHBA dhe Pekinit, do të pengojë gjithashtu rritjen ekonomike.

Kina, ku u shfaq virusi, ka dalë nga trendi ndërkohë që banka pret një rritje me 1.8% në vitin 2020. Ekonomia e dytë më e madhe në Botë pritet të rimëkëmbet fortë në 7.7% në vitin e ardhshëm. Ekonomia indiane pritet të tkurret me 9% këtë vit, shumë më keq se 4% rënie që pritej më parë.kine

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!