Kryeministri Edi Rama ka mbledhur asamblenë e PS në Vlorë. Në një prononcim për mediat, pas përfundimit të takimit, kreu i qeverisë shpalosi idetë e tij se çfarë do të bëjë për Vlorën në mandatin e tretë.
Si reagim për deklaratën e ish-kryeministrit Berisha, i cili tha se Rama do të kandidonte në Durrës, por u tërhoq, ai tha se Berisha nuk duhet të dëgjohet se çfarë thotë. Sipas kryeministrit Rama, Berisha nuk ka çfarë ti japë më Shqipërisë.
“Janë takime për të adresuar probleme për të trajtuar çështje të caktuara dhe për të mobilizuar veten. Cdo ndeshje fitohet kur mbaron. Pavarësisht se ne jemi besimplotë që do të fitojmë duhet të bëjmë maksimumin, sepse fitorja nuk është qëllim por është rezultati i punës ku njerëzit bëjnë në krye të detyrës.
Kandidoj apo nuk kandidoj në Vlorë mua me Vlorën nuk më ndan asgjë. Sic kemi bërë për Vlorën më shumë në këto mandate, mandatin e tretë do të bëjmë edhe më shumë.
Eksperienca më ka mësuar që ndryshimi ka një impakt të madh energjisues si fillim, pastaj rrit shumë pritshmëritë dhe krijon edhe pakënaqësitë. Kjo do të thotë që shumë Kush që jeton në lagjet periferike të Vlorës, sot thotë bukur shumë cka është bërë, por këtu te unë nuk është bërë ajo që prisja. Është gjë e madhe që është rritur pritshmëria.
Kjo duhet adresuar dhe mandati i tretë për Vlorën do të jetë mandati i çuarjes së energjisë brenda lagjeve dhe periferive. Po ashtu edhe në ish komuna.
Nuk është një objektiv në hava, por realist. Në fund të dekadës Vlora do të ketë miliona turistë”, tha Rama.
Përgjigje për Sali Berishën
“Unë kam kohë që nuk e di çfarë thotë paraardhësi im. Ju sugjeroj që ta konsideroni për moshën që ka një njeri që duhet lënë në vetmin e tij dhe pastë jetë të gjatë dhe i gëzoftë sa më gjatë nipat dhe mbesat. Shqipërisë nuk ka çfarë i jep më. Unë nuk e di çfarë ka thënë nuk më intereson çfarë thotë. Për mua është një person që duhet injoruar plotësisht.”