Në prag të nisjes së vitit shkollor, kryeministri Rama i kërkoi drejtuesve të zyrave arsimore në vend që të respektojnë protokollin e masave anti-covid, ndërsa tha se mësimi do zhvillohet me 2- deri në 3 turne dhe me jo më shumë se 20 nxënës në klasa.
“Është sfida më e madhe për t’u kapërcyer në këtë vit shkollor, duke pasur parasysh se çfarë rëndësie madhore ka shëndeti i të gjithëve dhe duke pasur parasysh që fëmijët nuk janë të imunizuar plotësisht nga ky virus dhe pavarësisht faktit që marrja e virusit nga ata është më pak e rrezikshme, sesa për më të mëdhenjtë, zinxhiri i transmetimit nuk ndërpritet aty. kështu që duke parë së çfarë ndodh nëpër botë, duke analizuar dhe numrat, padiskutim që jemi të shqetësuar lidhur me domosdoshmërinë për një nivel maksimal performance në drejtimin e shkollave, për këtë MAS ka kryer një punë të thelluar dhe ka vënë në dispozicion një udhëzues goxha të detajuar për fillimin e vitit shkollor, por përtej çfarë është studiuar dhe analizuar me shumë përgjegjësi, suksesi në zbatimin e tij lidhet me dyfishimin e energjive që ju dhe të gjithë skuadrat tuaja së bashku me drejtuesit e shkollave dhe mësuesit, duhet të vini në dispozicion të këtij viti. Duhet ta bëni natën ditë, pa u lodhur dhe të jeni në krye të detyrës në terren për të ndjekur me rogorozitet zbatimin e udhëzuesit nga gërma e parë në gërmën e fundit dhe këtu nuk është më çështja për të kryer një detyrë shtetërore, por për të qenë në këtë detyrë shtetërore në lartësinë e një humanizmi të spikatur dhe për të qenë shembull dhe burim kurajoje dhe burim energjie e besimi për të gjithë njerëzit e sistemit arsimor, që nga drejtuesit e shkollave deri te të gjithë mësuesit, përfshirë edhe prindërit. Kjo do të thotë që udhëzuesin jo vetëm duhet ta mbani mirë parasysh në çdo paragraf të tij, por duhet ta mishëroni ju të parët. Funksionimi i shkollës, do të jetë ndryshe nga vitet e tjera dhe do të funksinojnë deri në 3 turne. 1097 shkolla kanë 1 turn, 472 me 2 turne, 183 shkolla kanë tre nënturne. Në klasa në mënyrë absolute duhen respektuar rezultat dhe nuk duhet të ketë më shumë se 20 nxënës. për ato me mësim të kombinuar klasat do zhvillohen një herë në ambient dhe një herë online dhe do të vlerësohen vetëm në shkollë. Shtohen detergjenët, maskat, termometrët do të ketë edhe një person të dedikuar nga sistemi i shëndetit publik pranë shkollës. Personat e dedikuar duhet të jenë kontakti juaj i përditshëm, jo për t’i pyetur formalisht, as për t’i shtuar presionin normal të kësaj pune, por për t’i inkurajuar dhe për t’iu gjendur pranë”, shprehet Rama.