26.09.2020 - 16:38
Kryeministri Rama ditën e djeshme njoftoi se pavarësisht gjithçkaje që ishte thënë këto ditë, ai do të rikandidojë sërish në Vlorë për mandatin e deputetit.
Ndërkohë ditën e sotme ai ka mbledhur drejtorët dhe asamblenë e socialistëve në Vlorë.
Takimi ka filluar në orën 15:30 dhe po zhvillohet pa praninë e mediave, ndërsa sipas burimeve Rama u ka kërkuar drejtorëve impenjim maksimal për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
Ai u ka thënë drejtorëve dhe asamblesë se asnjë qytetar nuk duhet të jetë i pakënaqur, ndaj duhet të punojnë shumë për të siguruar një mandat të tretë