01.09.2020 - 10:32
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të mbledhë grupin parlamentar të PS.
Mbledhja do të zhvillohet në Elbasan në orën 16:00, gjatë të cilës Rama do të japë porositë e tij për nisjen e fushatës elektorale.
Në fokus të takimit do të jetë Asambleja e PS, dhe se si ajo të zhvillohet në kushte pandemie.
Sot gjithashtu do të diskutohet organizimi i strukturave për zgjedhjet e ardhshme.
Socialistët do të informohen edhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Kujtojmë se edhe kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka thënë në herët se për Asamblenë, ku dhe si do të zhvillohet, do të diskutohet ditën e sotme në mbledhjen e grupit të PS.