MENU
klinika

Spartak Ngjela zbulon çdo të ndodhë së shpejti në PS

“Rama pati presion nga SHBA për hapjen 100% të listave”

19.09.2020 - 17:58

Avokati Spartak Ngjela foli për ngërçin me listat në Këshillin Politik, duke thënë se kryeministri Edi Rama ka pasur presion të madh nga ndërkombëtarët për të pranuar hapjen 100% të tyre.

“Rama e deklaroi se do t’i hapë 100%. Ne flasim për faktet, kur të shohim ligjin, do të shikojmë. Lista të pahapura ka pas vetëm Shqipëria, sepse votohet për emra, jo për partinë. Pse? Se kundërshtarët i rrëzojnë. Bëjnë propagandë brenda partisë dhe thonë “X mos e votoni”. Rama kishte frikë, por vendosi t’i hapë, sepse i bëri presion të madh opozita parlamentare, ka mundësi edhe politika amerikane.

Marrëveshja e 5 qershorit është mëshirë që tregon Rama. Ata nuk janë në parlament. Po nuk ke vota në parlament, nuk ke çfarë marrëveshjeje bën. Rama i futi në tavolinë. Nuk të fus unë në tavolinë, po nuk je në parlament. Janë budallëqet e politikës shqiptare. Janë budallenj. Opozita parlamentare hyri si pykë brenda dhe tha se donte lista të hapura. Rama erdhi vërdallë dhe nuk kishte c’të bënte, prandaj e lejoi”, theksoi Ngjela.

Pyetje: Do shkaktonte kjo formulë pakënaqësi brenda partisë?

Ngjela: E c’rëndësi ka nëse ka pakënaqësi, ikën një palë, vjen një palë tjetër. Që do ketë qarkullim elitash në PS, kjo nuk diskutohet.

Pyetje: Po qasjen e opozitës parlamentare si e shihni?

Ngjela: Ka qenë shumë e mirë. Ka votuar të gjitha ligjet, ka respektuar mendimin ndërkombëtar dhe ka qenë një gur i rëndësishëm i politikës perëndimore në Shqipëri, sidomos i politikës amerikane. Ata i futën. Ajo opozita që doli jashtë ishte pa vlerë fare. S’ke parë ndonjë parlament botëror të bëjnë ashtu gjërash. Ata u trembën nga reforma në drejtësi, por nuk e kalojnë dot.

Pyetje: Nëse nuk gjendet një konsensus mes palëve, pse nuk e kërkojnë asistencën e ODIHR?

Ngjela: ODIHR vjen kur do të bëjë një kompromis për votat. Parlamenti është votë, tjerat janë jashtëparlamentare. Ata s’kanë votë në parlament. Ata i ka toleruar Rama shumë, edhe perëndimorët donin t’ua zbusnin budallallëkun që bënë. Atyre iu ka ikur forca juridike, kanë marrë fund. Dolën vetë dhe e ndihmuan shumë Shqipërinë. SPAK u vendos, që është kryesori që do të shpëtojë Shqipërinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Greqia ka ligj lufte kundër Shqipërisë, Rama shkon për marrëveshje”

Spartak Ngjela flet për paktin detar: Ky as vetë nuk e di sesi u gdhi një ditë kryeministër…


Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!