MENU
klinika

Propozimet mes 18 prillit dhe 9 majit

Konsultimet për zgjedhjet, Rama: Dakord për çdo datë, përveç 2 majit!

04.09.2020 - 11:23

Kryeministri Edi Rama është i gatshëm për çdo datë për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.

Burime nga takimi bëjnë me dije se Rama pranon të gjitha datat, përveç 2 majit, kur janë Pashkët Ortodokse.

Partitë opozitare kërkuan më parë që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen në 18 prill.

Ndërkohë që mazhoranca u tha se preferonte 9 majin, duke qenë se kjo datë përkon me ditën e fitores ndaj nazi-fashizmit.

Takimi i kryeministrit Rama, i shoqëruar dhe nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, me Metën zgjati vetëm 10 minuta, ku duket se maxhoranca është e gatshme të pranojë çdo datë për zgjedhjet e 2021-shit.

Hyrja e tyre në Presidencë është transmetuar live në Facebook Metës, ndërkohë që është parë që edhe gjatë fotove zyrtare kryeministri ka qëndruar me maskë.

Madje gjatë takimit s’ka patur as shtrëngim duarsh, por vetëm përshëndetje të shkurtra!

Meta: Si kaluat?

Rama: Mirë, mirë!

Duket se Rama dhe Balla i kanë qëndruar deri në fund respektimit të masave mbrojtëse, duke mbajtur maskën në ambientet e mbyllura, në ketë rast edhe në Presidencës.

Deri më tani, presidenti ka zhvilluar takime me krerët e partive opozitare, të cilat janë shprehur në unison për mbajtjen e zgjedhjeve më 18 prill, ndërsa priten edhe dy takime, ai me kryedemokratin Lulzim Basha, dhe me zv.kryetarin e LSI, Luan Rama.