MENU
klinika

“Jam dakord me Ilir Metën”

Rama: Sa mirë do kishte qenë ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte…

25.09.2020 - 12:22

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta për Parkun Kombëtar të Vjosës. Në një status në Facebook, kreu i qeverisë thotë se është dakord me Presidentin Meta, që e ardhmja nuk duhet shkatërruar.

Teksa i kujton aleancën me Berishën, i thotë se duhet të kishte mbrojtur Valbonën sic mbron sot Vjosën.

“Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen!”, shkruan Rama në tëitter.

Sipas kryeministrit, qeveria ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme dhe se ministria ka refuzuar të japë leje për projekte HEC-esh.

“Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!”, shkruan kryeministri.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkoi nga qeveria që të mos ngrihen hidrocentralet mbi Lumin Vjosa. Sipas tij, zhvillimi i qëndrueshëm i vendit arrihet vetëm duke rritur vlerat e pasurive të tilla të jashtëzakonshme

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qendra Kërkimore për Vjosën/ Presidenti Meta thirrje qeverisë

“Merrni parasysh peticionin e mbi 700 shkencëtarëve botërorë kundër HEC-ve”