MENU
klinika

“Partia do hyjë në betejën më të madhe”

Rama tregon si do të bëhet zgjedhja e listës së deputetëve dhe flet për tre cikle

01.09.2020 - 17:47

Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS-së, zgjedhja e listës së deputetëve do të bëhet përmes vlerësimit online. Kjo procedurë do të kalojë në tre cikle që do të fillojë nga shtatori deri në janar.

“Mund të bëj më shumë akoma. Ndryshe nuk do kisha arsyen themelore që kam për të vazhduar më tutje këtë. Edhe secili prej jush mund ta thotë dhe mendojë këtë sikur edhe unë.

Unë jam i gatshëm t’ju aprovoj shqiptarëve se e kam në fakt edhe më të madhe dëshirën dhe vullnetin për të bërë më shumë për ta dhe uroj që edhe ju të jeni të gatshëm.

PS, që e quajmë familja e madhe socialiste çfarë mendon për mua dhe për ju? Jua them hapur se si kryetar i kësaj familje, nuk e marr përsipër përgjigjen në emër të familjes sonë të madhe për këtë pyetje, por më mundon realisht çdo ditë.

Ajo që unë mendoj për çka kam bërë nuk mjafton, nuk mjaftojnë as mendimet tuaja për punën time dhe as e kundërta.

Partia do të hyjë në betejën më të madhe, atë të fitimit të mandatit të tretë.

Kur jam pajtuar me hapjen e listave kam pasur bindjen se sistemi i kooperativës politike, nuk na e mundëson prodhimin e energjisë që na duhet më tej për ta çuar Shqipërinë më tej para me një mandat të tretë. Por kam edhe bindjen se asnjë mënyrë më të mirë nuk ka për përbërjen e listës sonë nesër.

Prandaj unë besoj që duhet shumë shpejt të bie dakord për metodikën e këtij vlerësimi brenda familjes nga gjithë familja.

Kemi një bazë të dhënash me integritet dhe pa efektivitet. Nuk e kam fjalën për votim online, por vlerësim online, për të paktën tre cikle mes shtatorit dhe janarit.

Ne do të punojmë të gjithë dhe vlerësimi do të jetë dinamik si performanca e çdonjërit prej nesh. Ne nuk jemi një parti e mbyllur.

Ne nuk kemi marrë dy mandate me votat e anëtarësisë sonë, por me dhjetëfishin e anëtarësisë së saj.

Besoj se s’ka më mirë sesa të kemi një spektër zgjedhje sa më të gjerë për skuadrën që duhet ti sigurojë PS mandatin e tretë. Numerikisht dhe faktikisht, bazuar në normën e tërë të listave të hapura do të jetë më e gjerë”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqiptarët nuk kanë alternativë më të mirë se unë”

Rama flet pas mbledhjes së grupit të PS: Të fitojmë mandatin e tretë…