Pas nisjes shumë keq të gjysmëfinaleve me dy humbje radhazi, kampionët në fuqi të NBA, kanadezët e Toronto Raptors, ia dolën të rikuperojnë disavantazhin ndaj Boston Celtics, pasi fituan edhe ndeshjen e katërt çerekfinale, duke çuar bilancin e përballjeve në 2-2.
Në “HP Field House” të Orlandos, kanadezët ia dolën të triumfojnë me shifrat 93-100, në një sfidë vërtetë të luftuar dhe interesante. Raptors e nisën më mirë takimin, por me kalimin e kohës gjithçka u balancuar dhe Boston arriti të barazojë e shpesh të kryesojë me diferencë të vogël pikësh, por kampionët fituan në fund.
Më i miri i ndeshjes ishte Jayson Tatum i Boston Celtics, që shënoi 24 pikë, rikuperoi 10 topa dhe dha 3 asiste, ndërsa te Raptors bënë paraqitje mjaft të mira kamerunasi Pascal Siakam dhe amerikani Kyle Loëry, që së bashku shënuan 45 pikë, rikuperuan 22 topa dhe dhanë 9 asiste.
Në arenën tjetër të Orlandos “AdventHealth”, Denver Nuggets triumfoi me rezultatin 110-101 përballë Los Angeles Clippers dhe çoi në 1-1 rezultatin e përgjithshëm me ndeshje.
Nuggets bënë një start të furishëm, duke befasuar kundërshtarët. Këta të fundit u zgjuan dhe reaguan mirë, duke kontrolluar lojën dhe fituar në tre pjesët e tjera, por pa ia dalë të përmbysin avantazhin e thellë të krijuar nga Nuggets në fraksionin e parë.
KONFERENCA E LINDJES, – GJYSMËFINALE PLAY OFF
Milwaukee Bucks – Miami Heat (0-3)
Boston Celtics – Toronto Raptors 93-100 (2-2)
KONFERENCA E PERËNDIMIT – GJYSMËFINALE PLAY OFF
Los Angeles Clippers – Denver Nuggets 101-110 (1-1)
Los Angeles Lakers – Houston Rockets (0-1)