MENU
klinika

Fotoja e shumëpërfolur

Reagon Vuçiç: Pse nuk mund t’i bija me shkelm karriges përballë Trump…

09.09.2020 - 08:10

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka komentuar mbi debatet që ka ngjallur fotoja e tij i ulur përballë Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se ishte nder për të që të bisedonte në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë me presidentin amerikan.

“Kam treguar që propozimet që janë në interes të Serbisë dhe rajonit të merren parasysh. Nuk është në natyrën time, ta godas me shkelm karrigen dhe të them se po dal jashtë”, ka deklaruar ai në një intervistë për “Avaz”.

“Imagjinoni një president të vendeve tona të vogla në rajon, të kenë shansin të flasin në Zyrën Ovale, vetëm me presidentin e Shteteve të Bashkuara. Ata të ofrojnë një karrige dhe ti të thuash: Jo më falni, nuk jam i interesuar për këtë karrige.

Tani do ta shkelmoj dhe do të dal jashtë sepse s’më intereson për Amerikën dhe për mua më me rëndësi është të zhdukem nga këtu sesa të ulem në këtë karrige. Kjo nuk është në natyrën time”, ka thënë Vuçiç.