Edhe tenisi është i gatshëm të hapë dyert për tifozët, të paktën në Europë. Federata Franceze e Tenisit ka konfirmuar se gjatë grand slam të Roland Garros nga 21 shtatori deri më 10 tetor do të lejohet prania e tifozëve.
Sipas organizatorëve, hyrja do të jetë e limituar për shkak të pandemisë Covid-19: Vetëm për 11.500 persona, që do të ndahen në 3 zona të ndryshme, që nuk kanë lidhje mes tyre. 5000 persona do të lejohen në fushën qendrore Chatrier dhe zonat përreth, 5000 në fushën Lenglen e zonat përreth dhe 1500 në fushën Mathieu.
Të gjithë tifozët do të kenë të detyrueshme mbajtjen e maskës gjatë kohës që shohin ndeshjet. Faza kualifikuese do të luhet me dyer të mbyllura, ndërkohë që tenistët do të vijnë në stadium vetëm në ditën e ndeshjes.
Ndërkohë, Serena Williams siguron çerekfinalet e US Open, pas fitores 2-1 ndaj grekes Maria Sakkari (6-3, 6-7, 6-3). Fitore e merituar e tenistes amerikane, që tregoi epërsi në fushë, pavarësisht se humbi setin e dytë në “tie break”.
Në çerekfinalet e grand slam amerikan shkon edhe tenistja belge Elise Mertens, që mundi 2-0 amerikanen Soa Kenin (6-3, 6-3). Dy tenistet e tjera çerekfinaliste të kualikuara sot në turneun nju-jorkez janë hungarezja Tatiana Pironkova dhe bjellorusja Victoria Azarenka.
Te meshkujt, nuk zhgënjen tenisti austriak Dominic Thiem, numri 3 në botë, që mundi 3-0 (7-6, 6-1, 6-1) kanadezin Auger Aliassime, duke qenë një nga pretendentët për fitimin e turneut.
Në çerekfinale kualikohet edhe rusi Daniil Medvedev, që mundi 3-0 amerikanin Francis Tiafoe. Dy çerekfinalistët e fundit për meshkuj janë australiani Alex de Minaur (3-0 ndaj kanadezit V.Pospisil) e rusi A.Rublev, që mundi 3-1 italianin M.Berrettini.