MENU
klinika

Askush nuk di gjë për fatin e saj...

Rrëmbehet në Minsk kundërshtarja e Lukashenkos

07.09.2020 - 13:29

Rrëmbehet në Minsk Maria Kalesnikova, një nga figurat kryesore të opozitës bjelloruse.

BBC njofton se ajo u rrëmbye ditën e sotme nga disa persona, teksa ndodhej përpara Muzeut Kombëtar të Artit në Minsk.

Sipas dëshmitarëve nga vendngjarja gruaja është futur me forcë në një furgon dhe nuk dihet më gjë për fatin e saj.

Maria Kalesnikova njihet nga të gjithë si kundërshtarja e Aleksandër Llukashekos. Javët e fundit ajo ishte kthyer në një simbol të protestave më Minsk.

“Ne do të vazhdojmë derisa Lukashenko ta kuptojë se nuk është më president i vendit tonë”, “Kam jetuar në Shtutgart për 12 vite dhe kam mësuar se ç’do të thotë të kesh liri.

E di se si njerëzit flasin lirshëm pa u arrestuar”, “Këtu në Bjellorusi, shumë njerëz janë të frikësuar.

Ne do e tejkalojmë këtë frikë përgjithmonë”. Këto ishin disa nga thirrjet e saj në protestat e fundit.

Policia në Bjellorusi arrestoi 633 persona në protestat e së dielës në këtë vend, njoftoi Ministria bjelloruse e Punëve të Brendshme.