MENU
klinika

600 inspektime dhe monitorime në 24 orët e fundit

Rriten intensivisht kontrollet nga AKU në biznese 

04.09.2020 - 11:50

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë 24 orëve të fundit 577 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid ku në çdo monitorim Task-Forca këmbëngul për zbatimin në biznese të protokolleve të sigurisë si e vetmja mënyrë për të shmangur përhapjen e virusit.

Sipas njoftimit gjatë inspektimeve është dhënë ndaj një biznesi ushqimor një masë administrative për mungesë të implementimit të sistemit HACCP, si dhe janë dhënë 25 paralajmërime në biznese për mungesë të rinovimit të analizave të ujit, higjienizim të faqeve të mureve në ambientet e magazinës, mungesë të shërbimit 3D, mungesë të librezave shëndetësore etj.

Ndërsa referuar Planit të Marrjes së Mostrave AKU bën me dije se janë marrë 26 mostra kryesisht në monitorim të qumështit.