MENU
klinika

Lista e zezë

Rusia zgjeron sanksionet kundër individëve dhe organeve të BE-së

24.09.2020 - 07:32

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka njoftuar se Rusia ka shtuar më shumë individë dhe organe të BE-së në listën e saj të zezë.

“Si kundërpërgjigje të veprimeve të BE-së, Rusia tani ka vendosur të zgjerojë listën e saj reciproke të cilëve u mohohet hyrja në territorin e saj”, tha zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova, në një konferencë për media të mbajtur në Moskë.

“Numri i listave përkatëse ruse është sjellë në barazi me atë të listës ekzistuese të BE-së”, tha ajo.

Në përputhje me praktikën diplomatike, Delegacioni i BE-së në Rusi është njoftuar zyrtarisht për vendimin, shtoi Zakharova.

“Rusia mban të drejtën për të ndërmarrë masa të përshtatshme nëse BE vazhdon me politikën e saj të konfrontimit”, shtoi ajo.

Më 10 shtator, BE zyrtarisht zgjati sanksionet e saj mbi sektorët rusë të financave, energjisë dhe mbrojtjes kundër shkeljes së territorit të Ukrainës për gjashtë muaj shtesë.

Masat që u rinovuan deri më 15 mars 2021, përfshijnë kufizime të udhëtimit dhe ngrirjen e pasurive, duke targetuar gjithsej 175 persona dhe 44 subjekte.

Në të njëjtën ditë, SHBA akuzoi tre rusë dhe një ukrainas me pretendimet se kanë ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane në muajin nëntor.//AA