MENU
klinika

Ligue 1, Java 2

Sezoni nis me dy humbje, PSG thyhet në shtëpi

13.09.2020 - 22:02

Kampionët e Francës janë mposhtur për të dytën herë radhazi që në startin e sezonit. PSG është thyer 0-1 nga Marseille në “Parc de Princes” dhe tashmë ndodhet në fundin e renditjes.

Olimpique Marseille e mbyll pjesën e parë ndaj PSG në avantazh 1-0 me golin e Thauvin, që ishte në merkato dhe thuajse i larguar, por u konfirmuar. Kampionët e Francës janë goditur në një top inaktiv, teksa krosimi në goditje dënimi ka sjellë lojtarin mik të vetëm në zonë, në minutën e 31-të.

PSG në pjesën e dytë pati thuajse të gjithë yjet, por nuk arriti dot të shënojë, të paktën për të shmangur humbjen. Marseille nga ana tjetër mori 3 pikë me shumë vlera. Koha shtesë ishte spektakël më vete.

Kurzaëa, Paredes dhe Neymar ndëshkohen me karton të kuq, ndërsa dy kartonë të kuq edhe për Marseille, por njëri nga lojtarët e stolit. Një humbje që ka ndikuar edhe në nervat e futbollistëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN