MENU
klinika

Pjesë e misionit paqeruajtës

SHBA dërgon edhe rreth 100 ushtarë në Kosovë

14.09.2020 - 13:29

Gati 100 ushtarë nga Garda Kombëtare Ushtarake e Iowa’s janë nisur për t’iu bashkuar misionit të NATO’s në Kosovë.

Siç u bë e ditur nga një publikim i “Siouxlandnews”, 95 ushtarë u nisën nga “Red Rose” në Sioux City, pas një ceremonie ku morën pjesë pak persona, për shkak të Covid-19.

Të njëjtit, pritet të shërbejnë në Kosovë për rreth një vit, teksa i bashkohen edhe 370 trupave të tjerë amerikane që ndodhen në shërbim në vendin tonë.

“Këta burra dhe gra të guximshëm do të jenë në këtë mision për një vit. Faleminderit për shërbimin tuaj”, thuhet në publikimin e ‘Siouxlandnews’.

Kujtojmë se SHBA ndër vite ka dërguar shumë trupa në Kosovë, si pjesë e misionit paqeruajtës.

"Një hap i madh për infrastrukturën digjitale"

Shërbimet Starlink edhe në Kosovë, reagon Albin Kurti

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat